Bota
Netanyahu bën thirrje për unitet politik: Izraeli përballet me presionin ndërkombëtar për të pranuar një Iran bërthamor

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje për krijimin e një qeverie uniteti kombëtar, gjatë një fjalimi në Knesset, pas ceremonisë së betimit të parlamentit të ri.
Gjatë adresimit të tij para deputetëve, Netanyahu paralajmëroi se Izraeli do të përballet në një të ardhme të afërt me presion ndërkombëtar për të pranuar një Iran me armë bërthamore dhe për të toleruar vazhdimin e regjimit aktual në Teheran.
“Shumë shpejt do të përballemi me presion ndërkombëtar për të pranuar një Iran të armatosur me armë bërthamore dhe ruajtjen e këtij regjimi terrorist, që kërkon të na zhdukë”, deklaroi Netanyahu






