Vendi
Aksident në aksin Pushimi i Shoferit-Lushnje, drejtuesi i Fordit përfundon në spital

Një aksident rrugor është shënuar në aksin Pushimi i Shoferit-Lushnje.
Drejtuesi i një automjeti tip Ford, i cili po udhëtonte në drejtim të Lushnjës, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me barrierën metalike anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia mbi normat e lejuara.
Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.





