Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë televizive.

Ai tregoi arsyet se përse vendosi që këtë eksperiencë ta linte në mes.

“Një muaj aty mu duk shumë. E ndava mendjen kur u futa brenda, të mos mendoja për familjen. Ajo është eksperienca më e mirë, e përjetova. Më vjen keq që përfundoi kështu.

Pas dy javësh, vajtja tek zhavorri… Kisha hallin e shëndetit. Stenaldo është njeriu më i mirë që kam njohur. Ai qau më shumë se për nënën dje, më tha nuk kam me kë të qaj tani. Aty bëhesh si i familjes. Nuk dal dot nga vetja. Nuk bëj dot që të kapem kot, disa persona e bëjnë aty. Mua më kanë dashur aty”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts