Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Marinez-Fier, ku një automjet tip Volkswagen Golf, me targa AB867FS ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në fshatin Belinë.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Gjendja e tyre ende nuk është bërë e ditur.

Autoritetet janë në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

Related Posts