Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Pax Jolie-Pitt, ka pësuar dëmtim të rëndë në kokë pasi është përfshirë në një aksident.

TMZ raporton se 20-vjeçari po ngiste biçikletën elektrike në Los Anxhelos kur goditi pjesën e pasme të një makine.

Pax u dërgua në spital dhe raportohet se nuk mbante helmetë në momentin kur u aksidentua.

Djali i ish-çiftit po i afrohej një kryqëzimi në bulevardin Los Feliz rreth orës 17:00 kur u përplas me makinën.

Shoferi i makinës doli nga mjeti duke kontrolluar gjendjen e Pax përpara se të mbërrinin në vendngjarje policia dhe mjekët.

Burimet thanë për TMZ se Pax është në gjendje të qëndrueshme, por nuk dihet ende shkalla e lëndimeve që ka pësuar nga përplasja.

Leave a Reply

Related Posts