Familja dhe karriera janë dy prioritetet në jetën e Arjola Demirit, e sa per dashurine,aktorja duket se momentalisht nuk gjen vend në hapësirën e saj të cilën ua ka kushtuar totalisht 3 fëmijëve të saj.

Në podcast-in “Mami Evita”, Arjola foli pikërisht për këtë dashuri e përkushtim të madh ndaj tyre, sfidat e mëmësisë, afrimitetin dhe shndërrimin e marrëdhënies në pika të caktuara.

Ajo nuk i lë jashtë karrierës së saj pasi u kërkon gjithnjë mendim, por çfarë do të bënte nëse do t’u prezantonte një partner dhe ata, 3 personat më të rëndësishëm për të, nuk do ta aprovonin?

Arjola Demiri: Nëse fëmijët e mi nuk e pëlqejnë, s’ka shans!

-Pra u merr mendim ti?

Arjola Demiri: Duhet të jenë fëmijët e mi që ta pëlqejnë. Shiko, deri më tani nuk ka ndodhur. Unë nuk u kam prezantuar kurrë askënd. Te kjo pjesë po, kam qenë shumë fanatike dhe kam dashur që asgjë në botë të mos e cungojë rritjen e tyre. Mendoj që kanë vuajtur mjaftueshëm, mendoj që kanë pasur edhe ata periudha të vështira bashkë me mua, sigurisht edhe me prindin tjetër dhe kam dashur që t’i shëroj dhe nuk kam dashur ndoshta…

-Mendon që fëmijët janë ata që do të vendosin nëse është okej dikush për ty, jo ti?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts