Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Lushnjë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak për këtë aksident është bërë një gomar, ndërsa janë përfshirë edhe 4 automjete.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet si dhe një automjet zjarrfikës që po punon për të pastruar rrugën nga mbetjet e aksidentit.

Nuk raportohet për persona të plagosur. Nga përplasja ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Leave a Reply

Related Posts