Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Roskovec, në zonën e njohur si “Kthesa e Marinzës”.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti është djegur plotësisht, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Ngjarja ka shkaktuar panik te drejtuesi i automjetit, i cili ndodhej në makinë në momentin e përfshirjes nga zjarri.

Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Dyshohet se shkaku i zjarrit është një shkëndijë elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts