Një stuhi e pazakontë me reshje të dendura shiu dhe breshër ka përfshirë pak pas mesditës së kësaj të premteje, në zonën e Belshit dhe e Dumresë.

Raportohet se kjo situatë e motit dhe era e fortë ka sjellë vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Mësohet se për shkak të stuhisë, rrugët kryesore në këtë zonë janë thuajse të paralizuara.

Kjo pasi reshjet e dendura kanë krijuar pamundësi në qarkullim dhe prurjet e ujit kanë qenë të mëdha. Autoritetet kanë kërkuar shmangien lëvizjeve të panevojshme deri në qetësimin e kushteve atmosferike. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts