Është e vërtetuar shkencërisht që alkooli zgjeron venat, duke përshpejtuar qarkullimin e gjakut e kësisoj duke ndikuar në funksionet metabolike.
Mund të ndiheni më mirë, energjikë, por së fundmi shkencëtarët kanë gjetur se alkoolet si vodka, xhin apo alkoole të tjera të bardha mund t’ju bëjnë të ndiheni seksi duke ju rrit vetëvlerësimin.
Një grup hulumtuesish në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar të studiojnë efektin e pijeve të ndryshme në organizmin e njeriut. Në varësi të alkoolit trupi i njeriut përgjigjet në forma të ndryshme dhe pasi shkencëtarët përpiluan të dhënat e 30 mijë të anketuarve dolën në përfundimet e mëposhtme.
Pijet si vodka, gini, uiski dhe alkoole të tjera të fortë – ishin të lidhur me një sërë ndjenjash të forta. Ato kishin më shumë gjasa të sillnin ndjenja negative, si agresioni (në 30% të njerëzve), shqetësim (28%) dhe lotim (22%). Por ata gjithashtu kishin më shumë gjasa të nxisnin disa emocione pozitive, duke përfshirë ndjenjën e energjisë (58%), të sigurt (59%) dhe bukurisë (42%).
Njerëzit që pinë verë të kuqe dhe birrë, nga ana tjetër, kishin më shumë gjasa të raportonin se ndiheshin të relaksuar. Pothuajse 53% e njerëzve thanë se ndjehen të relaksuar pas pirjes së verës, dhe pothuajse 50% pas birrës. Verë e kuqe, më shumë se vera e bardhë apo ndonjë lloj tjetër alkooli, ishte e lidhur me ndjenjën e lodhjes dhe përgjumjes.