Parashikimet për seancën e 12 marsit në Kuvend që është veçse disa orë larg, ku do të vendoset fati i ish-zv/kryeministres Balluku, vijojnë duke paraqitur një sërë problematikash si në aprovimin, ashtu edhe rrëzimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e saj.

Ilirjana Kuçana, tha se Rama s’e lëshon dot Ballukun sepse ai përmendet në dosjen e saj.

“Edi Rama nuk e lëshon dot Belinda Ballukun, jo nga dëshira, por në dosjen e Belinda Ballukut citohet edhe Edi Rama, me emër. SPAK-u në këtë moment duhet mbështetur, jo sulmuar. 118 prokurorë do të duhen për të vendosur një standard kontrolli”, tha Kuçana.

Sipas Kuçanës, drejtësia po pengohet duke mos dorëzuar imunitetin e Ballukut. Ajo tha se protesta e opozitës e planifikuar për të enjten do të jetë në mbështetje të drejtësisë.

“Pengimi për të shkuar te gjykata e paragjykon drejtësinë se gjykata mund të vendosë ndryshe. Pengimi është mosdhënia e imunitetit. Pse ka nevojë për imunitet kjo zonjë? Në një vend normal do të duhej që zv/kryeministrja të dorëhiqej dhe të përballet me drejtësinë. Nëse ajo është e sigurt që është e pafajshme, rikthehet më e fortë në PS. Edi Rama nuk e lëshon dot Ballukun, e shkarkoi a me marrëveshje, por ndërkohë ka vendosur 3 ministra. Protesta që bën nesër opozita është në mbështetje të drejtësisë dhe shqiptarët do ta nxjerrin Ballukun bashkë me Edi Ramën nga zyra”, tha pedagogia.

Në fund, ajo përmbylli se ky ishte kilometri i fundit për Ballukun dhe protestat e opozitës do të vijojnë.

“Belinda Balluku e mbylli kilometrin e fundit. Tashmë do të duhet të mbyllë Edi Rama kilometrin e fundit. Opozita është e vendosur, do të ketë protesta të vazhdueshme. Opozita duhet të bëjë më shumë, biem dakord, s’kemi thënë që s’ka vend për përmirësim, por ka vendosur të jetë në sheshe, bllokim në porte e aeroporte. Në Porto Romano do të dalin fakte tronditëse”, u shpreh Kuçana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts