Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, e përshkruan raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit si një reflektim të situatës dramatike dhe të rëndë në Shqipëri.

I ftuar në një intervistë në SYRI TV, Vasili theksoi se ky raport është më i drejtpërdrejtë se të gjithë të tjerët, duke hequr dorë nga frazat diplomatike dhe duke denoncuar një “korrupsion të qëndrueshëm” që është betonizuar në çdo sektor, përfshirë edhe mediat. Sipas tij, Shqipëria është kthyer në një vend ku ligji nuk zbatohet, duke u shndërruar në një “vatër të veprimtarisë kriminale dhe të paligjshme”, duke u gjetur kështu në buzë të greminës politike dhe ekonomike.

Petrit Vasili: Raporti i DASH i këtij viti, është në vijimësinë logjike të raporteve të mëparshëm. Edhe në raportet e mëparshme kemi patur gjetje shumë kritike, shumë të forta. Ky dallon nga raportet e tjera, sepse është shumë i drejtpërdrejtë dhe nuk ka ato notat diplomatike që kanë shoqëruar raportet e tjera të cilët herë pas here theksonin edhe faktin që  ‘qeveria po bën’, apo ‘ka përpjekje’, etj etj.

Në këtë pikë është shumë e qartë që kjo është situata dramatike shumë e rëndë dhe në momentin që aty është përdorur termi ‘korrupsioni i qëndrueshëm’, pra që është betonizuar ky korrupsioni në çdo element. Që ka një moszbatim të ligjit në të gjitha sektorët. Ju e dini që ka përjashtuar edhe mediat. Në këtë mënyrë nënvizon edhe kapjen e medias medias nga korrupsioni, nga qeveria dhe i vë vulën faktit që situata në Shqipëri është kritike në çdo aspekt.

Më thjeshtë akoma… Shqipëria nuk është më produkt i një ekonomie të qëndrueshme, i një ekonomie të ligjshme, i një vendi ku zbatohet dhe respektohet ligji dhe njerëzit janë të barabartë përpara ligjit, por është një duart e narkotrafikantëve dhe të korrupsionit që sigurisht e bëjnë Shqipërinë që të ndodhet në buzë të greminës sepse…pra nuk zhvillohet një vend kapitalizmi por zbulohet si një vatër e veprimtarisë kriminale dhe të paligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts