Sara Hoxha, ish- partnerja e këngëtarit Ledri Vula njëkohëisht nëna e vajzës së tij ka qenë e ftuar mbrëmjen e së martës në emisionin “Goca dhe Gra”.
Ajo është përfilur përgjatë gjithë verës për një romancë të mundshme me Erik Fullanin, ndërsa mbrëmë në emision është pyetur për ndarjen nga Ledri dh eraportin që kanë pas ndarjes për shkak të vajzës së tyre, Poem Blu.

“Vështirësi ka patur, por unë zgjodha të isha e sinqertë. Këtë ma sugjeroi dhe një psikologe fëmijësh, që të jem e sinqertë dhe të mos jap shpresë aty ku nuk ka më. Jo më pak vuajtje, por ishte më e shkurtër. Fëmijëve s’ke pse i jep shumë gjëra, ata e kuptojnë. Ishte më e rëndësishme që unë t’i jepja një perspektivë. Nuk mbaron këtu. Ne prapë jemi aty. Do jemi këtu për ty. Je dhurata më e bukur për ne. Je me fat, do kesh dy ditëlindje. U mundova t’i jepja një perspektivë, jo idealja, por shumë e bukur dhe ndoshta më e lumtur. Jam në një kapitull të ri. Sikur kam rigjetur veten. Jam më e fortë, e di kush jam, e di çfarë dua. Nuk kam ndryshuar si person. Jam akoma unë që jam më e dashur seç duhet. Më ndodhën disa gjëra njëkohësisht që ma ndryshuan këtë kapitull.”-u shpreh Sara.
Ndër të tjera ajo u pyet edhe për lajmet që qarkullojnë nëpër portale rreth një lidhje të mundshme mes Ledrit dhe këngëtares së njohur Xhensila Myrtezaj.
Sara e kakomentuar këtë lajm vetëm “s’ja kam haberin, siç i keni parë ju i kam parë edhe unë”, si dhe tha se i uron vetëm lumturi ish-partnerit të saj.
“Lidhje mes Ledris dhe Xhensilës? I kam lexuar dhe unë nëpër media. Unë dhe Ledri kemi një marrëdhënie shumë prindërore. Kujdesemi shumë për Poin. Gjithsecili ka jetën e vetë. Mua nuk më takon të mohoj dhe të pohoj lajmet që dalin në portale. E di që kemi të drejtën të dy të jemi të lumtur. Unë këtë dua për Ledrin, që gjithmonë do e dua, sepse është babai i Poit.”-tha ajo.










