Vendi
Sërish nën ndikimin e të nxehtit ekstrem…/ Zbuloni sa do të shënojnë temperaturat, për ditën e nesërme (e enjte)

Edhe për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore në lindje.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 40 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 17 gradë celcius.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore, era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s.




