Njerëzit që marrin medikamentet për të trajtuar diabetin dhe obezitetin, Ozempic ose Wegovy mund të kenë një rrezik më të lartë të zhvillimit të një forme të rrallë verbërie, sipas një studim të ri.

Verën e kaluar, mjekët në Mass Eye and Ear vunë re një numër jashtëzakonisht të lartë pacientësh me neuropati optike ishemike anteriore jo-arteritike, NAION, një lloj goditjeje në sy që shkakton humbje të papritur të shikimit pa dhimbje në njërin sy.

Raste të tilla janë të rralla. 10 në 100.000 njerëz mund ta përjetojnë atë, por mjekët vunë re tre raste brenda një jave dhe secili prej tyre përdorte medikamente për diabetin ose obezitetin.

Një vështrim pas në të dhënat mjekësore gjatë gjashtë viteve të fundit, tregoi se njerëzit me diabet kishin më shumë se katër herë më shumë gjasa për t’u diagnostikuar me NAION nëse merrnin një semaglutide me recetë, dhe ata që ishin mbipeshë ose obezë kishin mbi shtatë herë më shumë gjasa të përjetonin sëmundjen nëse po merrnin mjekimin.

Megjithatë, studimi, i publikuar të mërkurën në revistën mjekësore JAMA Ophthalmology, nuk mund të vërtetojë se medikamentet semaglutide shkaktojnë NAION.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts