Kthjellime në të gjithë vendin, dhe temperatura të larta…/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e diel, vendi ynë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë mesditës dhe pasdites priten vranësira mesatare përgjatë relieveve malore në verilindje dhe juglindje, ndërsa pasditja do të vijojë me mot kryesisht të kthjellët.
Reshjet do të jenë të dobëta dhe në formën e pikave të izoluara në veri dhe lindje, kryesisht përgjatë zonave malore.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në jugperëndim dhe në zonat luginore, shpejtësia mund të arrijë deri në 15 m/s.
Në det pritet valëzim i forcës 1-3 ballë.




