Vendi

Alarm për lavazhet/ Nis kontrolli në të gjithë Shqipërinë, bizneset kanë afat deri më 31 tetor

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve nis aksionin kombëtar për kontrollin e përdorimit të ujit të pijshëm nga lavazhet në të gjithë vendin.

Kodi i Furnizimit me Ujë e ndalon përdorimin e ujit të pijshëm për këtë aktivitet. Për këtë arsye, çdo lavazh që përdor ujin e rrjetit publik ka afat deri më 31 tetor për ta ndërprerë këtë praktikë dhe për të siguruar një burim alternativ të ligjshëm.

“Thirrja jonë është e qartë: mos prisni kontrollin. Merrni masat brenda 31 tetorit. Pas kësaj date do të intensifikohen kontrollet dhe do të zbatohen masat administrative të parashikuara nga ligji”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i AKUK, Fludian Çuka.

Çuka theksoi se për lidhjet e paligjshme nuk do të ketë tolerim:

“Ndërhyrja e paligjshme në rrjet është vepër penale. Çdo lidhje e paligjshme që do të konstatohet do të dokumentohet dhe do t’u referohet organeve kompetente. Pa përjashtim.”
Ndërhyrjet e paligjshme rrisin humbjet, mund të ndikojnë në presionin dhe funksionimin normal të rrjetit dhe cenojnë furnizimin e qytetarëve.

Kontrollet do të zhvillohen në të gjithë vendin. Çdo rast do të dokumentohet dhe për çdo shkelje do të ndiqen procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Rrjeti publik i ujit të pijëshëm është pasuri e përbashkët dhe askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në të në mënyrë të paligjshme.”. Afati është 31 Tetori.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button