Lajme

Nga Marsela Topi: Skënder Hita i vërtetë, përballë një lajmi të pavërtetë!

Nga Marsela Topi ( Gazetare profesioniste, aktualisht reportere e ReportTv)

Hita i vërtetë , perballë një lajmi të pavërtetë!

Fake news-et ose lajmet e rreme kanē fuqinē tē pērçajnë opinionin publik mbi çështje delikate të cilat formojnë mendjen njerëzore sipas asaj qe shkruhet duke perhapur panik. Rasti mē i fresket eshtë ai i shkarkimit te Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit , Skënder Hitaj , firmosur nga Kryeministri Edi Rama. Lajmi u përhap menjëherë duke u besuar si i vërtetë dhe duke keqinformuar opinionin publik.

Por edhe pse u përgënjeshtrua me shpejtësi , pyetja që shtrohet është : A ishte ky lajm i rremë një gënjeshtër e qëllimshme që synon te ngatërrojë opinionin publik? Menjëherë pas shkarkimit të ish ministrit Lamallari , nën ze u perfol nje largim paketë edhe e kryepolicit Hita dhe ja ku me një lajm të rremë opinioni mbeti i hutuar por publikja nuk mbeti e ngatërruar dhe e ndarë më dysh pasi mjaftoi vetëm një përgënjeshtrim që kjo tymnajë të marrë fund dhe bashke me të dhe përpjekjet e dëshpëruara për ta parë Hitën të shkarkuar.

Por pertej kësaj shqetësues mbeter fakti që “ Fake News” mbetet armiku më i ri i shoqerisë tonë ku çdo ditë e më shumë po merr monopolin mbi të vërtetën.

Lajmet e rreme po krijojnë gjithnjë e më tepër një terren të pasigurt , ku krijimi i opinioneve të qëndrueshme që reflektojnë një fibër morale në shoqëri , po kthehet gradualisht në mision të pamundur. Mbetet vetëm për tu parë nëse ne fushëbetejën e informacionit do te ketë apo jo “ viktima “ ne mase , apo do të ketë nje fushatë ndërgjegjesimi me rregulla të qarta loje.

Trendi i kohës rëndom po bazohet te përzierja e sensacionit , kronikës së zezë, karikaturave dhe thashethemeve per Vipa, duke i lënë përherë e më pak hapesirë gazetarisë investigative , por kjo nuk eshtë asgjë e re në histori. Informacioni i gabuar , genjeshtrat dhe mashtrimet kanë ekzistuar gjithmonë e megjithatë lufta kundër keqinformimit nuk duhet të ndalet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button