Një shpërndarës picash ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në bulevardin e palmave në Lushnje, pasi u përplas me një automjet tip Ford që po dilte nga një parking. Për shkak të pamjes së kufizuar, drejtuesi i automjetit nuk vuri re motoçikletën me të cilën po lëvizte i riu rreth 30 vjeç.
I dëmtuari u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për sqarimin e rrethanave të aksidentit.










