Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tepelenë–Këlcyrë, në kthesën pranë fshatit Mezhgoran. Automjeti tip Volkswagen, me targa AB100BR, i drejtuar nga shtetasi H. L., banues në Tiranë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës për trajtim të specializuar.

Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts