Mbrëmjen e së dielës është arrestuar një këngëtare greke pasi ka rrahur ish-bashkëshortin e saj në një apartament të marrë me qira në Karystos, ku po qëndronin për pushime së bashku me djalin e tyre 12-vjeçare.
Sipas informacioneve, aktorja 38-vjeçare, e cila ishte në gjendje të dehur pasi kishte konsumuar sasi të alkoolit, ka shkaktuar dëme në banesën ku ndodhi dhuna, ndërsa informacionet e fundit thonë se aktorja ka sulmuar edhe fëmijën 12-vjeçar.
Siç raporton media greke eviathema.gr, gjithçka nisi pasditen e së dielës ku aktoria theu gjithçka në dhomë, duke sharë dhe goditur bashkëshortin e saj 57-vjeçar.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë të cilët janë njoftuar për ngjarjen dhe kanë arrestuar aktoren. Aktorja më pas është dërguar në komisariatin e Karystos ku pasi ka dhënë deklaratë është liruar në orën 00:00 të natës me urdhër të prokurorit publik.
Sipas informacioneve, 57-vjeçari ndonëse ishte vënë në dijeni për mundësinë e kalimit në një strukturë për viktimat e dhunës në familje, ai e ka refuzuar atë, ndërkohë që ka deklaruar se nuk dëshiron të ndjekë penalisht aktoren./oranews.tv