Një studim i publikuar në revistën “Lancet Public Health”, ka ngritur alarmin për rrezikun që parashikohet për shkak të ndryshimeve klimatike. Vdekjet nga i nxehti do të rriten ndjeshëm, madje duke u 3-fishuar, e që pritet të kërcënojë seriozisht jetën e qytetarëve të kontinentit evropianë, ku më të rrezikuarit janë të moshuarit.

Kontinenti evropian do të vijojë të sfidohet nga temperaturat ekstremisht të larta edhe në 80 vitet e ardhshme. Ekspertët parashikojnë një rritje të numrit të vdekjeve për shkak të këtij fenomeni, madje deri në trefishim.

Alarmi paraqitet në një studim të botuar në revistën “Lancet Public Health”.

Bëhet fjalë për një ngrohje prej 3 grade celcius mbi nivelet para-industriale, e cila do sillte 129 000 viktima në vit, shifër e cila parashikohet të rritet gradualisht, deri në 450 mijë në vitin 2100.

Raporti, krahas rritjes se vdekshmërisë, evidenton rritjen e aborteve, të nxitura nga problemet e shëndetit mendor. Irlanda, pritet të njohë rritjen më të lartë të rasteve fatale për shkak dhe të moshës së lartë të popullsisë dhe personave që vuajnë nga sëmundje kronike.

Studiuesit inkurajojnë qeveritë të marrin në konsideratë politika për të reduktuar numrin e vdekjeve, ose për forcimin e politikave aktuale, si dhe të mbajnë në fokus rajone më të cënueshme, si janë ato me papunësi të lartë, varfëri, emigracion dhe popullsi në plakje.

Evropa ka përjetuar disa nga verat e saj më të nxehta kohët e fundit. Valët kanë prekur edhe rajonin e Ballkanit, përfshi edhe Shqipërinë.

Leave a Reply

Related Posts