Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët gjatë orëve të mesditës e pasdites, në një pjesë të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi 10-17 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 27 °C,

në vendet e ulëta: 15 / 26 °C,

në vendet malore: 12 / 21 °C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts