Një megaoperacion është duke u kryer nga Policia e Shtetit, SPAK dhe AMP pas lëshimit të 10 urdhër arresteve. Në pranga mësohet se janë vënë 4 policë dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Kontrolle janë kryer në disa qytete, në Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastrës, e në zona të ndryshme. Nga hetimet dhe zbërthimet e aplikacionit të koduar “SkyECC” ka dyshime se zyrtarët e policisë ishin përfshirë në grupe kriminale.

Sipas burimeve në pranga është vënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë. Ai akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Për të njëjtat akuza, në pranga ka  përfunduar edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj.

Ndërsa oficeri i tretë i arrestuar është Erdit Hazizaj.

Në kërkim është shpallur shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi. Sipas Spak ai është i akuzuar për trafikimi të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

Sipas burimeve kontrollet janë kryer gjatë dy ditëve të fundit./a2news.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts