Mikela Pupa është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë e një vajze. Ish-banorja e Big Brother Vip 2 është shpesh aktive në rrjete sociale ku ka vendosur të ndajë detaje nga përditshmëria, puna dhe bashkëjetesa me partnerin e saj Diklo.

Së fundmi ajo ka zgjedhur të shuaj kureshtjen w ndjekësve të saj të cilët e kanë pyetur për jetën personale dhe periudhën e shtatzënisë. Mes këtyre pyetjeve ishte edhe sesi ajo është njohur me partnerin e saj.

Mikela tregon se gjithçka nisi në studion e Tattoo ku ai punon me Efin dhe fillimisht ishin thjesht miq. Më pas, Mikela thotë se kanë dalë nëpër takime por askush nga miqtë nuk ishte në dijeni se mes tyre po lindte diçka.

Leave a Reply

Related Posts