Edhe pse i nxehti afrikan është ende i pranishëm në gjerësitë gjeografike të mesdheut pritet të ketë ndryshime.

Meterologia, Rezarta Xhakollari sqaron se gjatë mesnatës do të ketë stuhi dhe reshje shiu, ndërsa pritet dhe një ulje e lehtë e temperaturave.

“Sot në mesnatë pritet një masë ajri, do të kemi reshje dhe stuhi, fillimisht në zonën e Shkodrës deri në orët e para të ditës së nesërme, e më pas reshjet e shiut do të përfshijnë pjesërisht kryeqytetin, Durrësin dhe të gjithë jugun.

Gjatë ditës së nesërme do të mbeten vranësirat dhe reshjet e shiut, por pasdite do të kthehen kthjellimet.

Fundjava do të jetë me mot të stabilizuar dhe me diell. Nuk do të kemi më temperatura të larta që kemi përjetuar deri në këto momente”, shprehet Xhakollari.

Duke nisur nga java që vjen një qendër ciklonike do të përfshijë territorin e Shqipërisë, gjë e cila do të sjell reshje dhe stuhi në gjithë vendin.

Sipas meterologes, shtatori do te mbyllet me temperatura mbi mesataren e periudhës, ç’ka do të ofrojë mundësinë për të kaluar të tjera ditë në bregdet./RTSH

Leave a Reply

Related Posts