Vendi
“Nuk jam protestues”/ I riu ndihet keq para efektivëve dhe humb ndjenjat, policia i merr telefonin për kontroll

Një tjetër incident është shënuar në rrugët e Tiranës, ku policët kanë rrethuar një të ri. Ai është ndier keq dhe u ka thënë efektivëve se nuk ishte protestues, ndërsa pak çaste më pas ka humbur ndjenjat.
Sipas informacioneve, policët i kanë marrë telefonin për të parë nëse kishte mesazhe që lidhen me pjesëmarrjen në protestë.
Ndërkohë, sipas burimeve, personi në fjalë është i njëjti që pati një incident me protestuesit disa ditë më parë, kur njëri prej tyre e goditi me grusht.






