Plumba gome kundër protestuesve? Hitaj: Përdorim vetëm pajisje të certifikuara dhe që lejohen në vendet e BE-së

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, në një konferencë për shtyp pohoi se ditën e sotme janë përdorur plumbat e gomës kundër protestuesve, por shtoi se ato janë përdorur në mënyrë të kufizuar dhe se kanë qenë të certifikuara.
“Të gjitha mjetet e përdorura janë përdorur në mënyrë të kufizuar dhe përdoren vetëm pajisje të certifikuara, që lejohen për raste të tilla në vendet e Bashkimit Europian”, tha Hitaj.
Kur u pyet mbi shkeljen e rregullave nga ana e punonjësve të policisë, Hitaj theksoi se gjithçka do të hetohet dhe do të merren masat e duhura.
Hitaj theksoi se “policia nuk është kundër fëmijëve tanë, përkundrazi është për të drejtën e protestës”, por u bëri thirrje prindërve “të mos lejojnë fëmijët të marrin pjesë në protesta që mund të përshkallëzohen”.





