Politikë

“Plumba gome dhe mjete kinetike”, Këlliçi: Mjete terrori, europianët i kanë ndaluar pasi u gjymtua një fëmijë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, denoncoi përdorimin, sipas tij, të një “mjeti të ri terrori kundër rinisë dhe diasporës: plumbat e gomës dhe municion kinetik”.

“Deri më tani, në pak orë protestë, raportohen mbi 10 të rinj të plagosur me plumba gome dhe mjete kinetike, të cilat policitë europiane i kanë ndaluar në përballjet me protestuesit pasi një fëmijë u gjymtua. Amnesty International ka kërkuar ndalimin e tyre në të gjithë botën. Nga ekspertiza ndërkombëtare provohet se mund të jenë vdekjekprurës apo të shkaktojnë dëme të pariparueshme. I bëjmë thirrje Edi Ramës të ndalë menjëherë dhunën kundër rinisë dhe diasporës, të tërheqë narkopolicinë, jo vetëm nga gjymtimi i protestuesve, por edhe nga dëmtimi i Shqipërisë, dhe të japë menjëherë sot dorëheqjen”, tha Këlliçi.

“Për dijeni të publikut, sipas Direktivave të OKB-së, është rreptësisht e ndaluar gjuajtja e plumbave të gomës në mënyrë të verbër apo të përgjithësuar ndaj një turme. Këto janë standarde dhe udhëzime të vendosura nga OKB, dhe të reflektuara në Ligjin për Policinë e Shtetit. Por, është e qartë tashmë se çfarë kërkon Edi Rama. Edhe pse del si shpirt i keq çdo mëngjes duke derdhur lot krokodili mbi gërmadha, të cilat ua faturon studentëve, pa pikë përgjegjësie si kryeministër, kjo nuk i mjafton. Ai kërkon një kurban, nuk ka rëndësi mes policëve apo protestuesve, me të vetmin qëllim, shtypjen përfundimtare të protestës studentore. Në këtë akt të fundit makabër duhet edhe miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë, përfaqësitë diplomatike, ambasadorët e akredituar, që për integrimin e vendit i kanë dhënë mbështetje pa kushte edhe regjimit të korruptuar të Edi Ramës, të prononcohen dhe aktivizohen në parandalimin e skenarit të zi, të atij që pas vetes, e do tokë të djegur këtë vend, e do të djegur Shqipërinë”, shtoi Këlliçi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button