Vendimi i qeverisë për të indeksuar pensionet në masën 4,1% nga data 1 tetor, jo vetëm që ka lënë të pakënaqur pensionistët e qytetit të Fierit, por një pjesë e tyre shprehen se kjo rritje është tallje me ta dhe kontributin e tyre.

“3 kafe në muaj janë. Është tallur me ne. Është turp. Janë shumë pak, çfarë të them unë i shkreti… Edhe dëgjojmë pastaj që ua rrit deputetëve shumë. Kjo rritje pensioni është zero me bisht”, thonë pensionistët për A2.

Përveç pakënaqësisë, ata shprehen se do të rimendojnë edhe votën e tyre që deri më tani ia kanë dhënë partisë në pushtet si një elektorat i sigurt: “Kur ka ardhur puna për të votuar, ia kemi dhënë votën. Por, tani po e mendojmë mirë. Në rast se nuk rriten pensionet 20%, nuk ka për të marrë më vota, ta harrojë!”./A2

Leave a Reply

Related Posts