Reshje shiu në të gjithë territorin/ Parashikimi i motit, 12 shtator 2026

Dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në vendin tonë. Sipas parashikimit, moti do të jetë me alternime të kthjellimeve afatshkurtra dhe vranësirave mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët në pothuajse të gjithë territorin.
Gjatë orëve të pasdites, në disa zona priten shtrëngata afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër, kryesisht në zonat lindore të vendit.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me drejtim juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Në zona malore, lugina dhe përgjatë bregdetit, era hera-herës mund të arrijë shpejtësinë deri në 11 m/s.
Në det pritet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.




