Politikë

“Më pak fjalë mes nesh, më shumë punë mes njerëzve”/ Getian Koçi: PD Fier ka nevojë për një drejtim që punon çdo ditë

Në një postim në rrjetet sociale, Getian Koçi ka përcjellë një mesazh për mënyrën se si duhet të funksionojë opozita dhe strukturat e Partisë Demokratike në Fier.

Koçi shprehet se në politikë nuk mjafton prania vetëm gjatë fushatave elektorale, ndërsa thekson se besimi i qytetarëve fitohet përmes punës së përditshme, dëgjimit të problemeve dhe qëndrimit pranë tyre edhe jashtë vëmendjes së kamerave.

Sipas tij, PD Fier ka nevojë për një drejtim që punon vazhdimisht, mban përgjegjësi dhe është i pranishëm në çdo lagje dhe fshat.


“Më pak fjalë mes nesh dhe më shumë punë mes njerëzve. Vetëm kështu ndërtohet një alternativë fituese!”, shkruan Koçi në postimin e tij.

Postimi:

Në politikë nuk mjafton të jesh prezent vetëm kur ka zgjedhje.


Besimi i qytetarëve fitohet çdo ditë: duke i dëgjuar, duke u përballur me problemet e tyre dhe duke qëndruar pranë tyre edhe atëherë kur nuk ka kamera apo interes mediatik.
PD Fier ka nevojë për një drejtim që punon vazhdimisht, që mban përgjegjësi dhe që e kthen strukturën në një forcë reale politike në çdo lagje e fshat.


Më pak fjalë mes nesh dhe më shumë punë mes njerëzve.
Vetëm kështu ndërtohet një alternativë fituese! ✌️

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button