Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Levan.
Sipas burimeve , bëhet e ditur se një motomjet është goditur nga një automjet tip furgon dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.

Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia e cila po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.


















