Vendi
Fermë-Çlirim/ Zjarri përfshin banesën, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Një 70-vjeçar ka humbur jetën në Fermë-Çlirim, pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët.
Sipas burimeve policore, i moshuari, i paralizuar, jetonte i vetëm. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa flakët përfshinë çatinë e banesës, e cila më pas u shemb mbi të moshuarin.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe policia, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




