E rëndë/ Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë pasagjerja

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, ku një pasagjere ka ndërruar jetë.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, si pasojë e përplasjes janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa një pasagjere, Drita Xhaja 70 vjeçe, e cila fillimisht u raportua në gjendje të rëndë, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe ato të Policisë, ndërsa vijojnë veprimet për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Autoritetet pritet të japin të dhëna zyrtare lidhur me viktimën, personat e plagosur dhe dinamikën e aksidentit.





