AJSI SPAHIJA, NË LISTËN E FIERIT
E lindur më 21 maj 2003 dhe e rritur në qytetin e Fierit, Ajsi Spahija përfaqëson një brez të ri të angazhuarish që sjellin në politikë dijen, energjinë dhe ndjeshmërinë ndaj çështjeve që prekin jetën e përditshme të qytetarëve. Ajo aktualisht ndjek studimet universitare në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në degën Biologji, me fokus kërkimor mbi botën e bimëve të ulëta dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike.
Përveçse një studente e përkushtuar dhe fituese e olimpiadave në matematikë, letërsi dhe vizatim, Ajsi është e njohur për angazhimin e saj në mbrojtjen e mjedisit, në kauzat studentore dhe në betejat politike për drejtësi sociale dhe barazi. Ka marrë çertifikatën si Ambasadore e Paqes dhe është aktive në nisma që lidhen me ruajtjen e natyrës dhe të drejtave qytetare. Paralelisht, ajo është duke u formuar në fushën e grafik dizajnit.
Me një pasion të veçantë për eksplorimin e natyrës, udhëtimet, poezinë dhe gatimin, Ajsi mishëron një politikë të re, të sinqertë dhe të ndjeshme ndaj realitetit të brezit të saj dhe të gjithë atyre që kërkojnë një Shqipëri më të drejtë e më të jetueshme.
Shqipërisë dhe Fierit u duhen më shumë të rinj si Ajsi Spahija, të përkushtuar ndaj dijes, të ndjeshëm ndaj natyrës, të guximshëm në betejat shoqërore dhe të gatshëm të marrin përgjegjësi për të ndryshuar vendin.












