Në fshatin Kafaraj, pjesë e Njësisë Administrative Frakull në Bashkinë Fier, ndodhet një çezmë historike që ruan vlera të rëndësishme kulturore dhe identitare për komunitetin. E njohur si Çezma e Kafarajt, ajo konsiderohet nga banorët dhe njohësit e historisë vendase si një trashëgimi kulturore me rëndësi, megjithëse ende nuk është përfshirë në listën zyrtare të monumenteve të kulturës.
Pavarësisht vlerësimit që i bëhet në nivel lokal, deri më sot mungon një studim i mirëfilltë nga specialistët e fushës, i cili do të ndihmonte në dokumentimin dhe njohjen zyrtare të kësaj pasurie. Kjo mungesë lë në harresë jo vetëm një element të rëndësishëm të historisë lokale, por edhe një mundësi për zhvillimin e turizmit kulturor në zonë.
Banorët e zonës dhe aktorë të interesuar apelojnë për ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse që Çezma e Kafarajt të marrë vëmendjen e duhur dhe të përfshihet në procesin e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore./lajmipare.com