Një grua është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi ka tentuar të rrëmbeje një fëmijë të mitur në një market.
Në pamjet e siguruara nga Ora News shikohet se gruaja qëndron pas fëmijës dhe në një moment ajo e merr në krah dhe më pas shkon drejt derës së marketit.
Sipas burimeve besohet se gruaja vuan nga çrregullimet mendore, por ende policia e Tiranës nuk rënë në gjurmët e saj.