Bilbili i jugut Ervis Behari i ka dhënë fund beqarisë me një dasmë madhështore mes miqsh e familjarëve të tij! I lindur në Fier, ai konsideruar si një ndër zërat më të dashur të publikut dhe shumë i kërkuar në zonën e jugut të Shqipërisë. Në prill të vitit të kaluar Ervisi bëri celebrim në Bashkinë e Tiranës duke kurorëzuar dashurinë e tij disavjeçare.

Çifti gjithashtu ka mirëpritur në jetë një djalë dhe ajo çfarë mungonte ishte një dasmë e bukur që do të mbahet mend gjatë! Një detaj tepër i veçantë ra në sy në veshjen e tij.

Një fotografi e vogël e nënës së këngëtarit e varur në anën e zemrës së tij, aty ku ajo është përjetë. Rikujtojmë që nëna e Ervisit është ndarë nga jeta disa vite më parë dhe në këtë ditë të veçantë të birit të saj nuk kishte se si të harrohej!

Leave a Reply

Related Posts