Një nga konkurrentet e Për’puthen e cila bëri zhurmë me hyrjen e saj në emisionin e dashurisë është e njohur për publikun, pasi emri i saj dikur përmendej tek lajmet e kronikës së zezë në mediat shqiptare.
Para katër vitesh Laureta Zyba ishte e përfshirë në një ngjarje në Prishtinë dhe ishte e kërkuar nga Interpoli. Por jo vetëm, Laureta dikur ka qenë edhe e dashura e Vali Corleone, emrin e të cilit e kishte tatuazh në qafë.
Pas hyrjes në program ajo nuk e ka pasur të lehtë për shkak të së kaluarës së saj të errët, e siç duket kjo e ka nxitur të marrë një vendim të papritur.
Nga Laureta Zyba ajo ka ndërruar emrin e saj në Instagram në “akincikozmoz38k”. Por duket se më pas ka ndërruar mendje, pasi profili është rikthyer në gjendjen e mëparshme me emrin e saj./oranews.tv