Vendi

Dukati nën flakë/ Mbi 100 efektivë dhe 2 avionë në aksion, shuhet pjesa më e madhe e zjarreve

Në Dukat, Vlorë ka vijuar pa ndërprerje operacioni i Forcave të Armatosura për shuarjen dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

70 efektivë të Forcës Tokësore, 29 efektivë të Komandës Mbështetëse, 2 efektivë të Policisë Ushtarake dhe 2 avionë zjarrfikës, në vijën e parë të përballimit të një situate jo të lehtë.

Falë angazhimit të jashtëzakonshëm, është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit.

“Krenarë për secilin prej efektivëve tanë të angazhuar, të cilët vijojnë monitorimin e situatës në terren, ndërsa trupat mbeten në gatishmëri të plotë për çdo ndërhyrje të nevojshme”, shprehet ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button