Gjirokastër/ 17-vjeçari hidhet nga kati i dytë i gjimnazit ”Siri Shapllo”, jashtë rrezikut për jetën

Një nxënës gjimnazi është hedhur nga dritarja e katit të dytë në ambientet e gjimnazit “Siri Shapllo” në Gjirokastër.
Sipas policisë sot rreth orës 13:00, në ambientet e gjimnazit “Siri Shapllo”, një nxënës 17 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me një nxënës tjetër, është hedhur nga dritarja e katit të dytë.
17-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në ambientet e gjimnazit “Siri Shapllo”, një nxënës 17 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që ka qenë duke luajtur me një nxënës tjetër, është hedhur nga dritarja e katit të dytë.
17-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.