Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferik relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës shtim të vranësirave mesatare e hera-herës të dendura kryesisht në relievet malore lindje e juglindje.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët (në formë pikash) pritet të jenë prezente nga orët e mesditës deri pasdite në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet kodrinore –malore kryesisht në lindje e juglindje reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e hera-herës mesatar shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në mbrëmje  pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa pëtgjatë vijë bregdetare e kryesissht në atë jugor pas orëve të mesditës lugina e male fiton shpejtësi deri 10-14, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3ballë.

Leave a Reply

Related Posts