Uji dhe ushqimet e freskëta nuk duhet që ti ndani.
Është kjo këshilla e nutricionistet Arlinda Garruci e cila thotë se vetëm kështu mund të sigurojmë që trupi ynë të mbetet i shëndetshëm dhe i gatshëm për të përballuar sfidat e këtyre ditëve të nxehtë të verës.
‘’Së pari sugjerohet që të konsumojmë të paktën 2 litra ujë në ditë’’.
Për të mbajtur një regjim të shëndetshëm gjatë kësaj periudhe garruci sugjeron shtimin e frutave dhe perimeve të freskëta që furnizojnë trupin me lëndë ushqyese dhe antioksidantë të rëndësishëm, por edhe kontribuojnë në hidratimin tonë përmes përmbajtjes së tyre të lartë me ujë.
‘’Makaronat e pastat të konsumohen jo më shumë se 90 gramë. Në këtë mënyrë treten edhe më lehtë’’.
Garruci po ashtu sygjeron qe te konsumohen 5 vaktet pasi metabolizmi behet me i mire po ashtu dhe tretja më e shpejtë.