Detaje të reja nga vrasja e palestinezes 24-vjeçare pak ditë më parë në Tiranë.

Palestinezja 24-vjeçare Rayyan Alwan, e cila u vra me thikë nga i ati në Tiranë, rezulton të ketë qenë më përpara e martuar, por ishte divorcuar dhe nga martesa e saj kishte 3 fëmijë, të cilët janë me babain.

Familjarët në Gjermani kanë dhënë dëshmi duke thënë se 24-vjeçarja bënte jetë të lirë dhe larg traditave, gjë që është kundërshtuar, sidomos nga babai i saj Fadi Alwan.

Pretendohet se e reja edhe është dhunuar për shkak të sjelljes së saj.

Në biletat e tyre të udhëtimit është gjetur një numër identifikimi dokumentesh kosovare për të dy, por është e paqartë çfarë janë pasi kalimi është bërë me dokumente greke.

Kjo ka bërë që Policia e Tiranës të kërkojë informacion edhe te pala kosovare nëse dy palestinezët kishin apo jo mjete identifikimi nga Kosova.

Autori i dyshuar Fadi Alwan dyshohet se fshihet në Liban, por deri tani nuk është kapur. Policia pistë kryesore ka konfliktet që e reja kishte me familjarët e saj, të krijuara pas divorcit për shkak të jetesës që bënte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts