Pas 10 ditësh në terapi intensive në Reanimacionin e Pediatrisë në QSUT, 7-vjeçarja që dyshohet se është helmuar aksidentalisht në banesë, ka kaluar rrezikun për jetën.

7-vjeçarja ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore dhe pritet që të lërë spitalin pas gati dy javesh.

Fatkeqësisht, e mitura humbi të vëllanë 3-vjeçar, i cili nuk mundi t’i mbijetonte helmimit, që dyshohet se erdhi nga pesticidet që familjaret kishin përdorur për spërkatjen e një magazinë pranë shtëpisë së tyre në fshatin Mjedë në Vaun e Dejës.

Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 3-vjeçarit.

Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se motër e vëlla janë intoksikuar nga pesticidet që familjaret kishin përdorur për spërkatjen e një magazinë pranë shtëpisë së tyre.

Priten rezultatet e analizave toksikologjike për të përcaktuar shkakun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts