Dje, binjakët Veshaj festuan një tjetër vit jetë dhe urimet për ta nuk munguan.

Donaldi shprehu dashurinë e tij për Romeon me fjalët prekëse: “Malet më të larta mund t’i ngjis me ty. Gjithmonë bashkë! Asnjëherë vetëm! Të dua shumë! Edhe 100 vëlla!”

Bora Zemani gjithashtu bëri një urim romantik në Instagram për Donaldin, duke shkruar: “Doja të të bëja një dhuratë, por më pas e kuptova se ti tashmë ke gjithçka që mund të dëshiroje… Mua! Urime ditëlindjen dashuria ime.”

Megjithatë, ajo që ra në sy ishte mungesa e një urimi publik nga Heidi Baci për partnerin e saj, Romeon. Kjo ka ngritur pikëpyetje mes ndjekësve dhe fansave të çiftit: është kjo kriza e parë në çift apo thjesht një zhurmë e kotë në media?

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Heidi do të reagojë në ditët në vijim dhe do të qartësojë situatën.

Leave a Reply

Related Posts