Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo ka folur si rrallë herë për familjen e tij. I ftuar në emisionin “S’e luan topi”, Bogdo u shpreh se prindërit iu divorcuan kur ai ishte 13 vjeç, por ai thotë se nuk e ka përjetuar keq këtë fazë sepse ishte adoleshent dhe po shijonte lirinë.

Më tej Bogdo shprehet se e ka ndjerë mungesën e të atit që para se prindërit e tij të divorcoheshin.

“Ai kishte zgjedhur që të tregohej sa më i ashpër me mua që unë të bëhesha burrë. Me motrën dhe vëllain sillej ‘të keqen babi’, mua më thoshte asgjë nuk është mjaftueshëm. Pra më ka munguar që kur ishte aty, kur iku nuk më mungonte” u shpreh Bogdo.

Albano zbuloi se prej 22 vitesh kishte humbur kontaktet me babain, por sot ai shprehet se ka raporte të shkëlqyera me të. Ai tha se i ka rregulluar marrëdhëniet sepse e kuptoi që ishte ‘idiotësi’ të mos fliste.

“Jam krenar për babain që kam, por dua të them se jam 400 herë më shumë krenar mamanë dhe dua 400 herë mamanë, por kjo nuk do të thotë se nuk jam krenar për babain dhe nuk e dua babain.” u shpreh Bogdo.

Pjesë nga intervista:

Unë nuk e kam përjetuar keq divorcin e prindërve. Kur je 13 vjeç dhe të ndahen prindërit dhe nuk ke babain, je në periudhën më të bukur të jetës, je adoleshent bën ca të duash dhe nuk ke një burrë që të të bërtasë në shtëpi, bën ca të duash. Fillon pi cigare, kthehesh kur të duash. Kur bëhesh 18 vjeç dhe presin nga ty që të punosh fort, atëherë kupton që mbaroi gallata dhe duhet të shtrojmë kurrizin. Kjo ishte periudha kur unë u dorëzova dhe thashë kjo është jeta ime, do filloj të punoj banakier, kamarier. Unë mungesën e babait e kam ndjerë që kur babai ka qenë në shtëpi, para se të divorcoheshin. Ai kishte zgjedhur që të tregohej sa më i ashpër me mua që unë të bëhesha burr. Me motrën dhe vëllain sillej ‘të keqen babi’, mua më thoshte asgjë nuk është mjaftueshëm. Më 1999 te TVSH bëhej një konkurs aktrimi. Dola i dytë në republikë, isha 12 vjeç, humba me gjysmë pike. U ulëm dhe pamë atë që kishte ndodhur. Mamaja që qante. Babai pa të gjithë performancën time dhe kur mbaroi më tha: Ça është kjo, këtë e bëjnë të gjithë! Pra më ka munguar që kur ishte aty, kur iku nuk më mungonte.

Sot kam raporte të shkëlqyera. Të premten kishte 65 vjetorin, kam folur tre orë me të, u kënaqëm. I kam rregulluar marrëdhëniet sepse e kam kuptuar që është idiotësi të mos flasësh. Nuk kam folur për 22-23 vjet me babain, nuk kisha asnjë kontakt. Jam krenar për babain që kam, por dua të them se jam 400 herë më shumë krenar mamanë dhe dua 400 herë mamanë, por kjo nuk do të thotë se nuk jam krenar për babain dhe nuk e dua babain. Mamaja është gruaja më e bukur në Shqipëri, gruaja më e ndershme, ka bërë një sakrificë të jashtëzakonshme. Ka punuar tre punë pastruese që të më mbante mua me bukë dhe rroba në Akademinë e Arteve. Unë nuk do e harroj derisa të vdes.

Leave a Reply

Related Posts