Zjarr në katin e 7-të të një pallati në Fier, vështirësi në ndërhyrje për shkak të rrugës së ngushtë
Një apartament në katin e shtatë të një pallati shumëkatësh , është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “ 29 Nëntori” në Fier.
Menjëherë të alarmuar gjitonët kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Burimet paraprake bëjnë me dije se të zotęt e shtëpisë 30 minuta me pare ishin larguar nga banesa. Rruga e ngushtë ka vështirësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.











