Një automjet tip Fiat është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qendër të Fierit. Burimet bëjnë me dije se mjeti ka qenë në lëvizje në momentin që ka shpërthyer zjarri.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë pa pësuar lëndime.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit./lajmipare.com